Roma ka zyrtarizuar transferimin e Mehmet Zeki Celik si lojtarin më të ri të saj. Jose Mourinho në këtë mënyrë ka përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në rrjetet sociale, me lojtarin që ka thënë edhe fjalët e para si verdhekuq.
“Për mua është nder të luaj për një klub kaq të rëndësishëm. Kam ambicie të mëdha dhe dua të kontribuoj në suksesin e ekipit. Ndihem i gatshëm dhe i fokusuar, nuk dorëzohem kurrë dhe gjithmonë do të më shihni duke luftuar”, ka deklaruar Çelik.
Kujtojmë se Celik kaloi nga skuadra e Lilla, me Romën që derdhi në arkat e klubi francez 7 milionë euro plus 15% të të vlerës në rast rishitjeje nga ekipi italian.
? Benvenuto alla Roma, @mzekicelik17 ??#ASRoma pic.twitter.com/O0mGcXG7Xg
— AS Roma (@OfficialASRoma) July 5, 2022
/f.a/abcnews.al