Me 6 fitore, në 8 përballjet e fundit, të Serie A, “verdhekuqtë” e Roma janë ngjitur në vendin e 4-të të tabelës, në kampionatin italian të futbollit, mirëpo duket se përballjet më të lehta kanë kaluar dhe këtë dhjetor, “Gladiatorë” e Jose Mourinho, mund të thuhet se do të luajnë sezon, teksa i presin përballje tejet të vështirë.
Sfida e parë do të jetë ajo, ndaj “Violëve” të Fiorentina, në “Artemio Franchi”, të Firences, përballje kjo, që do të zhvillohet mbrëmjen e së dielës dhe një javë më pas, “verdhekuqtë” do të udhëtojnë drejt rajonit të Emilia-Romana, ku do të përballet me “kuqeblutë” e Bologna, me këta të fundit, që kanë rezultuar të jenë shumë të fortë në “fortesën” e tyre, këtë sezon.
Ndërkaq, dy sfidat e fundit të këtij viti kalendarik do të jenë “bombë”, teksa më 23 dhjetor do të presin, në “Stadio Olimpico”, kamëpionët në fuqi të Napoli, ndërsa vetëm 1 javë më vonë, më 30 dhjestor do të udhëtojë drej transfertë së vëshirë, të Juventus. /i.m /abcnews.