Emrin e ka të tillë që duhet të jetë gjithmonë tek më të mirët.
Roma jo më kot është një skuadër futbolli që mban emblemën e atij që quhet “Qyteti I Përjetshëm”, I kryeqendrës së Perandorisë Romake, e ndoshta me trajnerin Xhampiero Gasperini, do të arrijë të ngjitet aty ku I takon.
Fitorja 3-0 në shtëpi ndaj Pizës bëri që verdhekuqtë të jenë shumë pranë zonës Champions, pra ta mbajnë gjallë ëndrrën për të shkuar në konkurrimin kryesor të klubeve në Europës.
Suksesi nuk ishte aspak I lehtë përtej asaj që tregojnë shifrat, sepse miqtë bënë më shumë gjuajtje sesa vendasit, 8 ndaj 7, madje ato në kuadrat ishin 5-3 për Pizën.
Gjithsesi, në futboll ia del ai që shënon, dhe këtë herë Roma e pati njeriun e saj magjik, sulmuesin holandez, Doniel Malen, që realizoi tri herë.
Rrjetat erdhën radhazi në minutat 3, 43 e 52, pra diskutimi u mbyll shumë shpejt.
Me këtë fitore, kryeqytetasit janë në vendin e gjashtë në Serinë A me 57 pikë, vetëm një pikë më pak sesa Komo që është në vendin e katërt, I fundit që të kualifikon për në Champions.
Momenti duket I mirë edhe pse kanë shpërthyer polemikat brenda klubit mes legjendës Klaudio Ranieri dhe pikërisht trajnerit Gasperini.


