Roma merr “zjarr” në orët e fundit të merkatos, pas largimeve të Kumbulla e Belotti afron talentin italian

schedule21:16 - 31 Janar, 2024

schedule 21:16 - 31 Janar, 2024

Ardhja e teknikut, Daniele De Rossi ka sjellë ndryshime të mëdha te “Verdhekuqtë” e Roma-s, teksa pas një muaji të qetë në merkaton e janarit, kryeqytetasit kanë arritur të plotësojnë dy afrime të shpeja në orët e fundit të merkatos, ku përveç se anësorit spanjoll, Angelino kanë arritur të sigurojnë edhe shërbimet e një mesfushori.

Bëhet fjalë për talentin italian, Tommaso Baldanzi, me 20-vjeçarin, i cili ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Empoli, teksa deri më tani ka zhvilluar plot 14 përballje në fushën e blertë, ku përveç realizimit të 2 golave ka “mahnitur” të mëdhenjtë e futbollit italian, falë “magjisë” së tij, në mesin e fushës, teksa konsiderohet si një nga talenet më të mëdha mes “Të Kaltërve”.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, Baldanzi do të jetë fillimisht i huazuar te “Verdhekuqtë”, përgjatë 18 muajve e më pas janë të detyruar të derdhin plot 15 milionë euro, në arkat e Empoli, duke “italianizuar” kështu edhe më shumë mesfushën e teknikut, Daniele De Rossi, kësaj here me një “diamant”.

Mirëpo, afrimi i talentit 20-vjeçar nuk është e vetmja lëvizje në merkaton e Roma-s, për këtë të mërkurës, pasi afrimeve ka edhe largime, teksa nga “Verdhekuqtë” do të largohen, qendërmbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, i cili do të shkojë te skuadra e Sassuolo, ndërsa “bomberi”, Andrea Belotti do të transferohet te “Violët” e Fiorentina. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!