Roma dhe Lazio përplasen sot në “Olimpico”, në derbin e madh të kryeqytetit italian. Vitet e fundit, kanë qenë lacialët ata që kanë treguar diçka më shumë, por Roma në shumë vite ka qenë ekipi më i madh i kryeqytetit.
Sot, luhet për herë të dytë ky derbi në Serie A, pas sfidës së parë të mbyllur në barazim 1-1. Dy trajnerët, Foncesca dhe Inzaghi, kanë zgjedhur titullarët e tyre. Roma zbret në fushë pa shumë ndryshime nga ajo sfidë e fituar kundër Genoas.
Pau Lopez në portë, ndërsa Santon, Mancini, Smalling dhe Spinazzola në mbrojtje. Cristante dhe Veretout luajnë para mbrojtjes, ndërsa treshja Under-Pellegrini-Kluivert, do të mbështesin sulmuesin Dzeko.
Lazio vjen me skemën 3-5-2. Strakosha i padiskutueshëm në portë, ndërsa Radu, Acerbi dhe Felipe rreshtohen në mbrojtje. 5 mesfushorët janë Lulic, Luis Alberto, Lucas Leiva, Milinkovic-Savic dhe Lazzari. Immobile dhe Correa udhëheqin sulmin./abcnews.al

