Roma kërkon trofe pas 14 vitesh, Pellegrini: Ëndërr të sjellim Kupën në këtë qytet

schedule09:50 - 24 Maj, 2022

schedule 09:50 - 24 Maj, 2022

Ditën e nesërme do të luhet edhe finalja e Conference League, ku Roma dhe Feyenoord do të përplasin “brirët” mes tyre për trofeun e këtij kompeticioni.

Tashmë ethet e finales kanë filluar, ndërsa te skuadra italiane janë të emocionuar pasi kanë shansin e artë të fitojnë një trofe të një kompeticioni europian.

Janë 14 vite pa fituar një trofe, ndaj edhe pse nuk është Kupa me e lakmuar në futbollin e Kontinentit të Vjetër, për skuadrën e kryeqytetit italian do të thoshte shumë.

Kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini, mundohet të karikojë në maksimum ambientin verdhekuq para sfidës së “Air Albania”. Në prononcimin për UEFA-n, 25-vjeçari deklaroi se është ëndërr fitimi i këtij trofeu.

“Të kesh shansin për të fituar këtë trofe, për t’i dhënë këtë kupë qytetit tim është tashmë ëndërr. Mendoj se duhet ta jetojmë atë 100% dhe të përpiqemi të fitojmë me çdo kusht. Ne duam ta sjellim këtu, në Romë. Ky do të jetë objektivi ynë më 25 maj”, përfundoi kapiteni verdhekuq. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!