Nicolo Zaniolo po kalonte një formë shumë të mirë, por dëmtimi i ndeshjes së djeshme kundër Juventusit qëlloi fatal. Përplasja me De Ligt qëlloi e rëndë dhe talenti i Romës ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë, duke i dhënë fund sezonit.
Jo vetëm kaq, 20-vjeçari ka humbur edhe mundësinë për të luajtur me kombëtaren italiane në Europian. Sot është kryer ndërhyrja kirurgjikale dhe verdhekuqtë lajmërojnë me anë të një komunikate në rrjetet sociale se operacioni ka shkuar mbarë. Mesazhe të shumta inkurajimi ndaj lojtarit, i cili nuk i kursen falënderimet.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe afeksionin e treguar gjatë orëve të fundit. Mezi po pres për t’u rikthyer. Forza Roma“, komenton shkurt Nicolo Zaniolo, mesfushori i Romës. /abcnews.al
? Nicolò Zaniolo è stato sottoposto alla ricostruzione autologa del legamento crociato anteriore del ginocchio destro e alla sutura della lesione del menisco esterno.
L’intervento chirurgico è tecnicamente riuscito.#ASRoma
— AS Roma (@OfficialASRoma) January 13, 2020
Nicolò: “Grazie a tutti per l’affetto che mi avete trasmesso in queste ore. Non vedo l’ora di tornare. Forza Roma ?❤” pic.twitter.com/UuwGOEdcSa
— AS Roma (@OfficialASRoma) January 13, 2020