Roma heq dorë nga stadiumi i ri, Pallotta: Disa plehra shkatërruan projektin!

schedule22:34 - 26 Shkurt, 2021

schedule 22:34 - 26 Shkurt, 2021

Roma ka hequr dorë nga ndërtimi i stadiumit në zonën e Tor di Valle. Shkak është bërë situata aktuale e krijuar nga pandemia dhe kështu për momentin pronarët e klubit italian janë tërhequr.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-presidenti, James Pallotta ka reaguar dhe shfaqet shumë i mërzitur dhe i zhgënjyer me atë që ka ndodhur.

“Ndihem i tmerruar për qytetin e Romës dhe klubin e Romës. Disa plehra (ju e dini se kush jeni) shkatërruan një projekt të shkëlqyeshëm për të gjithë. Jam i trishtuar”, shkruan Pallota në Twitter. /abcnews.al