Roma mori një fitore shumë të rëndësishme kundër Atalantas në Seria A, teksa arriti të fitonte me shifrat 1-4.
Me këtë fitore skuadra e Jose Mourinho arrin në kuotën e 31 pikëve, e pozicionuar në vendin e 5-të.
Pas fitores me Atalantan, trajneri i Romës, Jose Mourinho është shfaqur shumë i lumtur për fitoren dhe ka përgëzuar djemtë e tij për mentalitetin e treguar në këtë ndeshje, teksa nuk ka nguruar ta quante si ndeshjen më të mirë të zhvilluar deri tani.
“Shtypi nuk bën gjë tjetër veçse iu kujton djemve se sa kohë kanë që nuk fitojnë një ndeshje të madhe, kjo fitore është shumë e rëndësishme për mua. Ky ndryshim mentaliteti të ndihmon, duhet të dish të vuash dhe e bëmë duke qenë të organizuar mirë taktikisht.
Për mua ishim fantastikë, edhe fakti që shkuam në avantazh 2-1 në pjesën e parë. Skuadra u fut në fushë me më shumë vetëbesim, kjo është gjëja që më pëlqen më shumë, kjo duhet të jetë ndeshja e kthesës.
Karsdorp kishte shumë vështirësi, por qëndroi për 95 minuta, po ashtu edhe Smalling. Nuk dua t’ia di për gola dhe asiste, më intereson vetëm mentaliteti”, ka theksuar tekniku i verdh e kuqve.
Trajneri i Romës gjithashtu ka folur edhe për projektin e skuadrës, dhe dëshirën e tij për të vazhduar të jetë në krye të skuadrës italiane edhe për 2-3 vite të tjera.
“Më pëlqen projekti i Romës dhe dua të qëndroj gjatë. Duhet diçka më shumë, sepse tani jemi pak të limituar, por nëse do të vijë kjo gjë e vogël që mungon, për dy ose tre vite mund të bëjmë gjëra të mëdha.
Interi nuk ka nevojë për ndihmë nga ne, pasi ka një skuadër shumë të mirë. E përgatitëm ndeshjen për ta fituar. Rrezikova shumë, pasi sot mund të qeshnit me mua. Atalanta do të mbetet gjithmonë e njëjta skuadër, që dominon gjithmonë.
Mendoj se sot kemi parë Romën më të mirë të sezonit, që ka treguar një shpirt fantastik”, ka përfunduar Mourinho. /f.a/abcnews.al