Pasi u transferua nga Roma te “gjigandët” turq të Galatasaray pas problemeve me klubin e tifozët, “fantazisti” italian i sulmit, Nicolo Zaniolo mund t’i japë lamtumirën “luenërve” të Stambollit që në këtë merkato vere, me “bardhezinjtë” e Juventus që kërkojnë prej kohësh 23-vjeçarin.
Mirëpo, nga kjo shitje nuk do të përfitojë vetëm Galtasaray, por edhe “verdhekuqtë” e Italisë, të cilët do të përfitojnë 20% të shumë që klubi turk do të shesë “yllin” italian të sulmit.
Ndërkaq, kujtjomë se Zaniolo u transfura nga Roma te Galatasaray në merkaton e dimrit për shumë e 15 milionë eurove, mirëpo duke ditur talentin e madh të italianit “verdhekuqtë” vendosën dhe kushtin në kontratë, që 20% e shumës nga shitja e anësori të shkojë në arkat e tyre. /i.m /abcnews.al