Tammy Abraham është afrimi i katërt te Roma, pasi është blerë nga Chelsea për 40 milion euro, ndërkohë që londinezët mund të marrin edhe 5 milion të tjera në formë bonuses.
Klubi italian më parë ka afruar edhe Rui Patricio, Eldor Shomurodov e Matias Vina. Abraham, pasi ka nënshkruar ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i Romës.
“Roma më deshi mua me të vërtetë dhe e treguan diçka të tillë. Ky është një klub që meriton të luftojë për tituj. E kam eksperiencën e fitimit të trofeve të rëndësishëm dhe dua të luaj sërish në atë lloj gare.
Dua ta ndihmoj Romë ta arrijë këtë qëllim dhe të rikthehet në nivelet ku e meriton të jetë. Është një nder i madh të jem numri 9 në këtë klub dhe mezi pres të nisi të luaj dhe të ndihmoj ekipin”, është shprehur Abraham. /abcnews.al
?9⃣?️
? Welcome to #ASRoma, @tammyabraham!
We are proud to support @ICMEC_official and other organisations around the world who are working tirelessly to bring missing children home. ❤️ pic.twitter.com/JneGqW70K6
— AS Roma English (@ASRomaEN) August 17, 2021