Roma ka probleme. Shkak është COVID-19, që ka prekur disa prej lojtarëve të skuadrës italiane. Pas Edin Dzeko dhe portierit të të rinjve, Petro Boer, në vendin fqinj raportojnë se janë edhe tre futbollistë të tjerë që kanë rezultuar të infektuar për kryerjes së tamponëve.
Bëhet fjalë për Federico Fazio, Lorenzo Pellegrini dhe Davide Santon, të cilët kanë dalë pozitivë dhe janë izoluar për të mos rrezikuar edhe pjesën tjetër të skuadrës. Vetë Pellegrini e ka konfirmuar diçka të tillë përmes rrjeteve sociale, duke shkruar se ka simptoma.
Gjithsesi gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe mezi pret të kthehet në stërvitje me skuadrën. Te Roma ende të infektuar janë edhe Amadou Diaëara e Riçardo Calafiori, të cilët kanë dalë sërish pozitivë nga tamponi. Gjithsesi nga testet mjekësore del se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë dhe po stërviten individualisht. /abcnews.al