Marash Kumbulla rikthehet në qendër të vëmendjes, këtë herë si çelësi i transferimit të Andrea Belotti nga Torino te Roma. Verdhekuqtë po tentojnë të transferojnë sulmuesin, të cilin presidenti Kairo e vlerëson me 35 milion euro.
Roma deri më tani kishte ofruar 15 milion euro dhe sipas Tuttosport Kumbulla mund të përfshihet në këtë operacion merkatoje dhe të bashkohet me ish-trajnerin e tij te Hellas Verona, Ivan Juric.
Torino nuk pëlqen vetëm Kumbullën te Roma, por edhe mesfushorin Tommaso Milanese, i cili ka debutuar me ekipin e parë të verdhekuqve dhe ka shënuar edhe gol në Serie A. /abcnews.al

