Roma drejt “Amex Stadium”, De Rossi me “dhimbje koke” nga “ylli” i sulmit

schedule19:36 - 13 Mars, 2024

schedule 19:36 - 13 Mars, 2024

Pas fitores së madhe, 4 me 0, në “mitikun” e “Stadio Olimpico”, “Verdhekuqtë” e Roma do të udhëtojnë drejt “Amex Stadium”, për të zhvilluar sfidën e dytë, të fazës së 1/16-ve, të UEFA Europa League, ndaj “Pulëbardhave” të Brighton, me kalimin në çerekfinale, që tashmë është thuajse i “vulosur” për “Ujkonjat”.

Megjithatë, transferta angleze ka sjellë edhe “dhimbjet” e para të kokës për italianët duke qenë se Romelu Lukalu ka mbetur në Romë dhe nuk është së bashku me pjesën tjetër të skuadrës, me “bomberin” belg, që ka lodhje muskulore dhe duke parë avantazhin, është menduar që të mos rrezikohet.

Tashmë, vendi i tij në fushë pritet të “trashëgohet” nga “fantazisti” iranain, Serdar Azmoun që do të luajë në partneritet me argjentinasin, Paulo Dybala, me këtë të fundit që ishte menduar të lihej pushim, por me mungesën e Lukakut ka ndryshuar planet e teknikut, Daniele De Rossi, i cili nuk e ka të humbasë të dy “yjet” e sulmit. /i.m /abcnews.al