Roma, De Rossi: Nuk ishte e lehtë ndaj Leverkusen, por djemtë e mi dhanë maksimumin

schedule08:48 - 10 Maj, 2024

schedule 08:48 - 10 Maj, 2024

Daniele De Rossi dhe Roma e tij ushqenin ëndrrën për një përmbysje të madhe, por në fund Bayer Leverkusen arriti në finale të Europa League.

“Djemtë dhanë gjithçka që kishin, unë i përqafova. Nuk ishte e lehtë të përballeshim me një ekip kaq të fortë dhe ne e dinim. Më duhet të falenderoj djemtë e mi për rrugën që më dhanë. Urime për ta.

Kemi luajtur një ndeshje heroike. Leverkusen ishte shumë i fortë. Ne luajtëm mirë në pjesën e parë, djemtë luajtën shumë mirë, në një mënyrë të pabesueshme, por ai autogol na ndryshoi diçka. Megjithatë, ishte një ndeshje e mrekullueshme dhe një paraqitje fantastike nga djemtë e mi”, është shprehur ndër të tjera De Rossi./h.ll/abcnews.al