Roma “bie” në “Olimpico”, Bologna gjunjëzon “galdiatorët” në në arenën kryeqytetase

schedule20:56 - 22 Prill, 2024

schedule 20:56 - 22 Prill, 2024

I goditën në momentin e tyre më të mirë. “Emiljanët” e Bologna janë padyshim surpriza e këtij sezoni, me djemtë e teknikut, Thiago Motta, që luftojnë për një “biletë”, të fazës së grupeve, të UEFA Champions League dhe duket se ëndrra vazhdon teksa mbrëmjen e kësaj të hëne kanë mposhtur, “Verdhekuqtë” e Roma, në “mitikun” e “Stadio Olimpico”.

Golat e El Azzouzi e Joshua Zirkzee siguruan avantazhin në pjesën e parë të sfidës, me “Kuqeblutë”, që shënuan në minutat 14’ e 45’. Loja do të hapej sërish në të 56’-tën, me “bomberin” iranian, Serdar Azmoun, mirëpo një gol i Saelemaekers, në minutën e 65’-të, “vulosi” përfundimisht fitoren e miqve, në arenën kryeqytetase.

Kështu, Bologna ngjitet në kuotën e 62 pikëve dhe aktualisht pozicionohet në vendin e 4-t, të renditjes me vetëm 2 pikë, më pak se “Bardhezinjtë” e Juventus, që gjendet në vendin e tretë. Ndërkaq Roma vendoset fill pas “Emiljanëve”, me 55 pikë, në vendin e 5-të, 1 pikë më shumë se Atalanta e Berat Gjimshitit.  /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!