“Roli i prokurorisë në zgjedhje”, zbardhet takimi Çela-Borchardt: Projektet për të ardhmen

13:41 | 17/02/202013:410

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë z.Olsian Çela priti sot në një takim zyrtar kreun e prezencës së OSBE-së në Shqipëri z. Bernd Borchardt.

Temë e takimit ishte mbështetja që OSBE ka dhënë dhe po jep për sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe projektet në të ardhmen.

Në takim u diskutua rreth forcimit të kapaciteve institucionale përmes rritjes së bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë gjyqësore, objekt i një studimi të kryer nga OSBE. Ky studim do të pasohet nga një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim implementimin e masave konkrete në këtë drejtim.

Gjithashtu në takim u diskutua edhe mbi aspekte të rëndësishme, të tilla si roli i prokurorisë në fazën zgjedhore apo në procesin e dekriminalizimit si dhe vlerësimin e kapaciteteve të saj në perspektivën e reformave ligjore në këtë drejtim./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono