Roli i lidershipit në koalicion/ Shehi: Basha s’ka peshë politike për të drejtuar

schedule20:36 - 24 Shkurt, 2025

schedule 20:36 - 24 Shkurt, 2025

TIRANË- Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi, theksoi se Lulzim Basha nuk e ka peshën politike për të drejtuar koalicionin, i cili u krijua sot dhe u firmos nga vetë ai dhe partneri i tij politik Enkelejd Alibeaj.

“Nuk shikoj ndonjë dramë të madhe këtu, në këtë mes, Alibeaj e di që i kam thënë edhe unë bëj mbrapsht, të gjithë mbrapsht, por të vëmë një personazh që e meritojmë në një farë mënyre. Ai djali është i mrekullueshëm, por nuk ka as peshën politike, por është njeri direkt i grupit të atij. Sikur të kishim gjetur një personazh të tretë, unë them se sot do ishim bashkë. Nuk kemi as dasi ideologjike, as nga këto probleme”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!