Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Roli i avokatit të mos jetë fiktiv”/ Rumano: Të drejtat jo vetëm në letër, por të zbatohen

schedule21:08 - 1 Tetor, 2026

schedule 21:08 - 1 Tetor, 2026

Avokati Gentian Rumano thotë se të drejtat e avokatëve nuk duhet të jenë vetëm në letër, por edhe të zbatohen.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Rumano u shpreh se roli i avokatit nuk duhet të jetë fiktiv.

“Të drejtat nuk duhet të jenë vetëm në letër, të drejtat duhet të jenë edhe të zbatueshme. Forma sesi mund të jenë të zbatueshme, të drejtat e të pandehurve është kjo, padiskutim. Tani, roli i avokatit në proces, në mënyrën më absolute nuk duhet të jetë fiktiv. Pra, avokati nuk është thjesht, erdhi aty, bëri, siç të trajton sot gjykata. Hajde lexo atë që ke për të bërë, sepse vendimin ne e kemi marrë gati dhe ne do japim vendimin. Janë të paktë ata gjyqtarë që janë të guximshëm.



Edhe kur kanë guxuar ata gjyqtarë që të dalin kundër prokurorisë, gjykatat që janë më sipër ia kanë këputur këmbët, në mënyrë figurative. Pra, kanë kthyer vendimet e drejta për pafajësi, dhe i ka konsideruar Gjykata e Apelit vendime për t’u prishur, ose janë ndryshuar dhe janë deklaruar fajtorë të pandehurit. Roli i avokatit në proces nuk duhet të jetë fiktiv. Avokatët, kërkojnë mos t’i pengosh punën e tyre, ata të japin gjoba. Nuk lejojnë të futesh në sallë me celular, 6 vjet, u cënua ndonjëherë ajo?”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!