TIRANË- Analisti politik Roland Lami, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi debatet mbi procesin zgjedhor dhe pretendimet e opozitës për manipulime.
Sipas tij, verifikimet e bëra nga vetë palët që kontestuan rezultatin, si dhe raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE-ODIHR, tregojnë se akuzat e Partisë Demokratike për “ farsë elektorale” nuk përputhen me të dhënat reale.
Megjithatë, analisti theksoi se kjo nuk do të thotë se zgjedhjet kanë qenë pa probleme.
” Kemi perceptimin e aktorëve, por edhe perceptimin është OSBE-ODIHR, shtuar edhe verifikimin empirik që u bë nga palët që e atakuan procesin, logjikshëm vijnë në konkluzionin që së paku pretendimi i palës që atakonte sistemin, PD, për masakër elektorale, së paku nuk përputhet me të dhënat e verifikuara në kutitë e votimit dhe në perceptimin e vëzhguesit e specializuar të OSBE ODIHR.
Kjo është gjetja e parë që mund të themi, Kjo nuk na bënë që ne të bindemi se zgjedhjet nuk kanë pasur probleme. Alibia e PD, me të dhënat që e verifikuan vetë dhe me të dhënat që vijnë nga përtej palëve, siç është OSBE-ODIHR mund të themi së është një fiasko”, tha ai./abcnews.al

