Politologu Roland Bejko në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News foli për zhvillimet politike në vend, situatën e opozitës dhe qëndrime e saj.
Gjatë intervistës, nënvizoi se Rama është përballur me një opoizitës agresive, duke shtuar se objektin kryesor e ka të fusë Shqipëri në Bashkimin Europian siç pretendon në 2029.
“Megjithë debatin e madh që është hapur duam apo nuk duam skeptikët duhet ta pranojnë që konfirmon demokracinë se në momentin kur ka përplasje pushtetesh për territore apo çështje të ndryshme, në tërësi funksionon drejtësia. Pastaj secili nga pushtete mund të marrë dhe të japë atë që i takon ose edhe më shumë nëse i shkon. Rama është gjendur përballë një opozitë agresive që e tillë ishte edhe përpara zgjedhjeve, por edhe përballë presionit ndërkombëtar që vazhdimisht këshillojnë larg duart nga drejtësia dhe se drejtësia duhet mbështetur”, tha ai, duke shtuar: “Sfida e integrimit europian është e prekshme por edhe e arritshme, ky është basti i Ramës”.
Gjithashtu nënvizoi se në një moment të caktuar u krijua ideja se kryeministri Rama ishte izoluar nga SHBA por që u përgënjeshtrua nga vetë ai me ftesën që mori për në Bordin e Paqes.
/abcnews.al/


