Ndërkombëtarët në PD erdhën, por Sali Berisha pas takimit me misionin fakt-mbledhës të PPE për zgjedhjet e 11 majit, nuk doli entuziast.
Nga sinjali i parë duket se farsa është harruar. “Brukseli, në kërkim të një opozitë në Shqipëri”, kështu u shpreh politologu Roland Bejko në një intervistë në emision “Real Story” në ABC News.
Gjatë intervistës, Bejko tha se kreu i PD Sali Berisha tashmë me të gjitha veprimet e tij e ka bllokuar opozitën dhe se sipas tij duket qartë që Brukseli nuk kërkon një opozitë që të jetë për dekor, por një opozitë që të japë garanci.
“Sot doli përfaqësuesi i BE këtu në Tiranë që bëri takim me dy bashkëkryetarët e përhershëm Gjiknuri e Bylykbashi dhe tha se duhet të reflektojnë ndryshimet në reformën zgjedhore. Dhe për përtej asaj që duket, zotërinjtë nga Europa, janë në kërkim të një opozitë në Shqipëri. A ka një opozitë që ta meritojë emrin opozitë? Ky është problemi i madh sepse nuk po e gjejnë, por shfaqet vetëm berishizmi që përfaqëson Berisha në vetvete. Ata nuk duan një opozitë dekor, por që të përfaqësojë interesat e qytetarëve shqiptarë. Berisha e ka bllokuar opozitën”, tha mes të tjerash ai.
/abcnews.al/


