Policia ka pësuar një valë të re lëvizjesh në nivelet drejtuese, me disa emërime të reja në krye të komisariateve dhe rotacione mes drejtuesve të strukturave të rendit.
Lëvizjet përfshijnë edhe Policinë Kufitare, jo vetëm shefa komisariatesh, duke filluar nga Shkodra, Kukesi, Tirane deri në Himarë e Sarandë.
Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7 ne Tiranë. ZëvendësdrejtorI i Tiranës, Idris Daulle, do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Kamzës. Në vend të tij, si zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, emërohet Ervis Gjoshi, deri tani shef i Komisariatit nr. 4. Vendin e tij në Komisariatin nr. 4 e zë Feliks Hoda, deri tani në sektorin e Antitrafiqeve të Policisë së Tiranës.
Vendi i lënë vakant në Shkodër, pas shkarkimit të Nik Nikollajt, sjell transferimin në këtë detyrë të Bekim Likës, deri më tani shef i Komisariatit të Kukësit. Lika emërohet në Shkodër. Ndërkohë, vendin e tij në Kukës e zë Besmir Qibini,
Ermal Kenaçi emërohet shef i Komisariatit të Policisë nr. 2 ne Tirane, duke zëvendësuar Ritvan Palin.
Ajet Bega është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kurbin. Ne Gramsh Shef i Komisariatit është emëruar Leonard Ndreka. Krenar Guçe është emëruar Zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Gentian Dedej Shef i Komisariatit të Policisë Pogradec. Faik Ruko shef i Komisariatit të Policisë Korçë. Florian Dano do të drejtojë Policinë Kufitare në Dibër. Elvid Shehu është emëruar në Policinë Kufitare në Sarandë. Shef i Komisariatit të Policisë Himarë është emëruar Ferit Merkaj dhe Kliton Zharri do të jetë shef i Komisariatit të Policisë në Cërrik.



