“Rojet e natës”, Romeo ndan foton epike, si e shohin prindërit Donaldin në “Big Brother VIP”

schedule12:46 - 27 Janar, 2022

schedule 12:46 - 27 Janar, 2022

Emocionet e lojës së “Big Brother VIP” duket se kanë filluar të ndjehen edhe më shumë te familjarët e banorëve.

Përjashtim nuk bëjnë as prindërit e Donaldit, të cilët nuk ndahen një moment nga ekrani i televizorit.

Ka qenë Romeo që e ka zbuluar duke postuar në Instastory një foto, ku duket të dy prindërit të shtrirë, duke parë Donaldin në orët e vona të natës.

“Zgjohem të pi ujë gjatë natës dhe gjej këto rojet. Njëri sy hapur dhe tjetri sy mbyllur”, ka shkruar ai krahas pamjes.

Kujtojmë se disa javë më parë, Donaldi ka marrë një surprise brenda shtëpisë, ku takoi mamanë dhe babain e tij./abcnews.al