Roja bregdetare greke ka bërë të mundur shpëtimin e 47 emigrantëve të tjerë të paligjshëm, të cilët ndodheshin në një varkë, ku janë pikasur nga një skaf patrullimi i rojes bregdetare , në zonën detare në verilindje të Samosit , pranë Kepit Prassos.
Mediat e greke shkruajnë se anija patrulluese mori dyzet e shtatë të huaj (23 burra, 12 gra, 07 djem, 05 vajza) dhe i transportoi të sigurt në portin e Malagarit.
Më pas ata iu dorëzuan oficerëve të Drejtorisë së Policisë dhe u transferuan në objektin e kontrolluar të mbyllur të Samos . Dy gra janë transportuar me ambulancën e EKAB-it në Spitalin e Përgjithshëm Samos për ndihmën e parë. Varka në të cilën ndodheshin të huajt e mësipërm është shkatërruar./abcnews.al