Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rodrygo befason me deklaratën e tij: Manchester City është ekipi më i mirë në botë

schedule10:55 - 31 Maj, 2024

schedule 10:55 - 31 Maj, 2024

Ylli i Real Madrid, Rodrygo Goes ka vlerësuar lartë Manchester City duke e cilësuar si ekipi më i mirë në botë.

Duke folur përpara gjatë sesionit të tij fotografik për revistën “GQ”, Rodrygo vlerësoi cilësinë e Manchester City.

“Për të qenë i sinqertë, ne e dinim se ata ishin më të mirë në ndeshjen e dytë çerekfinale. Për mua ata janë ekipi më i mirë në botë”, ka thënë fillimisht Rodrygo.

“Manchester City është skuadra që luan futbollin më të mirë. Mendoj se rivali më i vështirë tashmë është larguar nga Champions League, por kjo nuk do të thotë se do të jetë e lehtë tani për të fituar finalen. Kundër Bayern ishte shumë e vështirë dhe kundër Borussia Dortmund do të jetë gjithashtu shumë e vështirë”, përfundoi ylli brazilian.

Rodrygo mund të ketë të drejtë për stilin e lojës së City, pasi Real Madrid pati vështirësi në ndeshjen e dytë kundër klubit anglez duke arritur vetëm tre gjuajtje në portën kundërshtare, ndërsa “qytetarët” kishin 64% të zotërimit të topit.

Por, kur bëhet fjalë për vlerësimin, origjinën, trofetë dhe dominimin, Real Madrid mbetet klubi më i madh në botë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!