Rodri “karikon” skuadrën para gjysmë-finales: Jemi të “uritur” për hakmarrje

schedule08:16 - 9 Maj, 2023

schedule 08:16 - 9 Maj, 2023

Në kuadër të gjysmë-finales së parë të UEFA Champions League, që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme mes Real Madrid e Manchester City u zhvilluan ditën e djeshme konferencat për shtyp nga të dyja skuadrat, ku padyshim “thumbat” nuk munguan.

Së bashku me teknikun e City, Pep Guardiola, gjatë konferencës për shtyp i pranishëm ishte dhe mesfushori spanjoll i “qytetarëve”, Rodri, i cili ndryshe nga tekniku i tij “karikoi” shokët e skuadrës, teksa tha se janë të “uritur” për hakmarrje, pas gjysmë-finales së humbur vitin e shkuar, po nga Real Madrid.

“Futbolli të jep mundësinë të hakmerresh, si shokët e skuadrës ashtu edhe unë ndjekim filozofinë e të mësuarit nga përvojat e kaluara. Në futboll mund të shkëlqesh për 180 minuta por mund të mos mjaftojë, humbëm në pak minuta të ndeshjes së dytë.

Por tani ne kemi ndryshuar shumë, është një sezon i ri dhe ne jemi këtu për të luftuar, me një buzëqeshje të re dhe të uritur për hakmarrje”,- u shpreh “shtylla” e mesfushës së Manchester City. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!