Roboti i NASA-s sjell regjistrimet, kështu dëgjohet era ne Mars

schedule11:23 - 29 Nëntor, 2021

schedule 11:23 - 29 Nëntor, 2021

Për herë të parë, sonda që NASA ka dërguar në Mars prej disa muajsh tashmë, ka regjistruar zhurmën e erës në Planetin e Kuq. Roboti Perseverance i NASA-s ka të instaluar dy mikrofona që regjistrojnë tinguj nga Planeti i Kuq, duke përfshirë edhe ato që i  krijon helikopteri Ingenuity dhe ato të vetë sondës ndërsa punon.

Për herë të parë, këto regjistrime audio sjellin një eksperiencë të re nga planeti Mars. Perseverance është dërguar në Mars për të gjurmuar shenja të jetës antike në Planetin e Kuq. /abcnews.al/