Roboti humanoid Fedor arrin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

schedule09:10 - 28 Gusht, 2019

schedule 09:10 - 28 Gusht, 2019

Një anije e hapësirës pa pilot që transporton robotin e parë humanoid të Rusisë u ankorua sot me sukses në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, pas një përpjekjeje të dështuar gjatë fundjavës.

Roboti me madhësinë e një njeriu, i quajtur Fedor – imiton lëvizjet njerëzore, një aftësi e rëndësishme që e lejon atë të kryejë detyra të ndryshme me komandim nga distanca.

Fedor nuk është roboti i parë që dërgohet në hapësirë. Në vitin 2011, NASA dërgoi humanoidin Robonaut 2, i krijuar nga firma General Motors me synimin e ngjashëm për të punuar në mjedise me rrezik të lartë.

Në vitin 2013, Japonia dërgoi një robot të vogël të quajtur Kirobo, të krijuar nga kompania Toyota, që ishte në gjendje të zhvillonte biseda – megjithëse vetëm në japonisht.

Roboti Fedor do të qëndrojë në stacion deri më 7 shtator./VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!