Robinson takim me strukturat e drejtësisë/ Daci: Vizita e zyrtarit amerikan sjell vëmendje të shtuar për Shqipërinë

schedule13:33 - 19 Mars, 2024

schedule 13:33 - 19 Mars, 2024

Juristi Jordan Daci në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News komentoi vizitën e Ndihmës Sekretarit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson, në Tiranë, ku ky i fundit zhvilloi një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe drejtuesen e BKH, Aida Hajnaj.

Sipas Dacit, vizita e zyrtarit të lartë amerikan të shtetit sjell vëmendje të shtuar ndaj Shqipërisë.

Vizita e zyrtarit amerikan sjell një vëmendje të shtuar për Shqipërinë. Besoj se është në vazhdën e ndihmës amerikane në Shqipëri dhe ogur i mirë për vendin tonë. Sa më mirë të funksionojnë në institucionet tona aq me inertes është dhe përfitimi i vendit tonë.

Është mesazh në tërësi se si duhet të funksionojë vendi ynë sfida më e madhe është për çështjet munguara që nuk janë hetuar ose që duhet të çohen para. Vëmendja e SHBA është e shtuar. Kujdesi i munguar i yni për të përmbushur detyrimet që kemi ndaj vendit tonë, ky është problemi më i madh.

Ne po flasim për funksionimin minimal të sistemit tonë të drejtësisë, është një sfidë e vështirë për tu kaluar. Me mungesën e meritokracisë që ka sistemi ynë i drejtësisë. Sistemi i drejtësisë ka mbështetje nga partnerët tanë.“, tha ai.

Në lidhje me SPAK, juristi Daci tha se nuk është institucioni më i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë, por gjykatat.

SPAK ka vend për përmirësime dhe nevojë për plotësimin e kuotave. Sigurisht besoj që pjesa me e rëndësishëm e sistemit të drejtësisë nuk është SPAK por gjykata. Cilësia në gjykata për mua lë shumë të dëshiruar. SPAK të mbështesë luftën ndaj krimit. Humanizmi ka humbur”, përfundoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!