Robinho merr lajmin e keq, Gjykata e Apelit konfirmon dënimin me 9 vite burg

schedule17:37 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 17:37 - 10 Dhjetor, 2020

Me 9 vjet u dënua Robinho për shkak të akuzave për përdhunim. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013 kur sulmuesi brazilian ishte pjesë e Milanit. 36-vjeçari vendosi të mbyllë karrierën te Santos, madje firmosi një kontratë modeste me një rrogë prej 230 eurosh në muaj.

Gjithsesi, rikthimi tek ekipi i zemrës zgjati vetëm një javë dhe drejtuesit e Santos vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me të, kjo për shkak të akuzave për përdhunim. Lojtari është ankimuar në Gjykatën e Apelit, por përgjigja e sotme ka konfirmuar dënimin me 9 vite burg. E njëjta masë edhe për shokun e tij, Ricardo Falco.

Një vajzë m’u afrua, filluam të kishim kontakt me pëlqimin e saj dhe timin. Pastaj shkova në shtëpi. Kur ajo m’u afrua nuk ishte e pirë, sepse mbante mend emrin tim, kujtonte kush jam. Personi që pi nuk mban mend asgjë. Ajo e mban mend.

Më vjen keq që kam tradhtuar gruan time. Ky është pendimi im. Lidhur me frazat, ato kanë dalë jashtë kontekstit për të shitur gazetat dhe revistat. Padyshim që kam ndryshuar shumë gjatë shtatë viteve të fundit, kjo ka ndodhu në vitin 2013 dhe kam ndryshuar për mirë. Pyetja është se çfarë gabimi bëra?

Cili ishte krimi që bëra? Gabimi ishte që nuk isha besnike ndaj gruas sime. Unë nuk bëra asnjë gabim dhe të përdhunoja dike, të abuzoja ose të dilja me të pa pëlqimin e saj“, u shpreh kohë më parë Robinho në lidhjen me akuzat e ngritura ndaj tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!