Robin van Persie i vjedhin Facebook dhe i shpërndajnë materiale pornografike

schedule17:10 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 17:10 - 19 Dhjetor, 2022

Robin van Persie ra viktimë e hakerëve.

Imazhet e postuara në llogarinë personale të Robin van Persie në Facebook shkaktuan tronditje. Hakerët lëshuan materiale pornografike përmes llogarisë së tij, ku ai mbajti një qëndrim për incidentin.

“ Fatkeqësisht, për herë të dytë në një periudhë të shkurtër kohore, llogaria ime në Facebook u hakua dhe materiale të papërshtatshme u postuan pa kontrollin tim. Ne jemi duke punuar për të zgjidhur çështjen dhe shpresojmë ta bëjmë këtë së shpejti. Më vjen keq për shqetësimin që shkaktova”, tha ai në llogarinë e tij në Twitter. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!