Barcelona doli e mposhtu nga transferta e Milanos në përballje me Interin në sfidën e tretë të fazës së grupeve të Champions League. Goli i Calhanopglu do të rezultonte fatal për katalanasit e Xavi Hernandez, të cilët nuk ishin aspak të kënaqur me arbitrimin e ndeshjes.
Sergi Roberto ka shpërthyer pas ndeshjes, duke aluduar në gabimin e gjyqtarit në rastin e penalltisë dhe golit të anuluar.
“Nuk e kuptoj. Ata nuk i dinë as rregullat e prekjeve të topit me dorë. Na anulojnë golin pas një prekje me dorë dhe pastaj nuk sinjalizojnë të njëjtën situatë në favorin tonë. Është një mundësi që ne humbasim këtu, por kemi një lojë tjetër, pas një javë në “Camp Nou”. Ne e dinim se duke fituar këtu dhe më pas në shtëpi e kishim bërë klasifikimin. Nuk ndodhi kështu, por mendoj se në “Camp Nou” do ta arrijmë fitoren”, do të theksonte për “Marca”. /f.a/abcnews.al