Roberto Martínez për Barcelonën: Nuk është e lehtë për mua të flas për këtë

schedule18:50 - 10 Tetor, 2021

schedule 18:50 - 10 Tetor, 2021

Roberto Martínez, trajneri i Belgjikës, doli në një konferencë për shtyp pas ndeshjes që përfundoi me humbje ndaj Italisë në finalen për vendin e tretë në Ligën e Kombeve.

Gjatë asaj, ai u pyet për interesimin e Barcelonës.

“Nuk është e lehtë të flas për këtë për mua … Unë kam punuar për pesë vjet me Belgjikën dhe jam 100% në këtë. Ne po përgatitemi për Kupën e Botës. Nuk ka më për të thënë,” tha ai.

Kujtojmë që Martinez dhe Xavi janë dy kandidatët kryesorë për stolin e Barçës në rast shkarkimi të Koeman. /abcnews.al