Roberto de Niros i bëjnë gjëmën, hajdutja i hyn në banesë për t’i vjedhur por kapet ”mat”

schedule17:05 - 20 Dhjetor, 2022

schedule 17:05 - 20 Dhjetor, 2022

Robert De Niro hyri në sezonin e festave  të  fundvitit, por një grua e panjohur për pak ia prishi festat.

Një grua 30-vjeçare e quajtur Shanice Aviles u arrestua pasi hyri në shtëpinë e aktorit , me qëllim për t’i vjedhur dhuratat që ndodheshin poshtë pemës së tij të Krishtlindjes.

Aviles ishte tashmë nën vëzhgim nga zyrtarët e NYPD rreth orës 3 të mëngjesit kur ajo hyri në shtëpinë e De Niros.

Sipas raportimeve të huaja, hajdutja ishte duke u kërkuar nga policia për vjedhje të tjera, ndërsa këtë vit është arrestuar 9 herë. Autoritetet e panë atë të hynte në shtëpinë e De Niros dhe e ndoqën atë. Më pas ajo u gjet duke u përpjekur të merrte dhuratat e De Niros dhe t’i vendoste në një qese. Ajo gjithashtu hapi iPad-in e aktorit dhe e përdori atë.

Ylli 79-vjeçar i Hollivudit u zgjua nga rrëmuja dhe zbriti në katin e poshtëm dhe aty policia kuptoi, për habinë e tyre, se kush e kishte shtëpinë. Megjithatë nuk është bërë e qartë nëse 30-vjeçarja e njihte të zotin e shtëpisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!