Robert Pattinson dhe Sookie Waterhouse fejohen pas 5 vitesh lidhje

schedule08:50 - 23 Dhjetor, 2023

schedule 08:50 - 23 Dhjetor, 2023

Vetëm muajin e kaluar u konfirmua se pas 5 vitesh së bashku, Sookie Waterhouse dhe Robert Pattinson janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Tashmë është konfirmuar se çifti i dashur ka hedhur një tjetër hap në lidhjen e tyre. Sipas burimeve të People, aktori i njohur dhe partnerja e tij janë fejuar.

 “Ata janë fejuar. Të dy duan të martohen. Është e rëndësishme për ta. Ai është aq i gatshëm. Marrëdhënia e tij me Sookie është e pabesueshme. Ai ndihet shumë me fat”, tha burimi për People.

Në fillim të kësaj jave, dyshja ndezën thashethemet e fejesës pasi Waterhouse u pa me një unazë në dorën e majtë. Pak më herët 31-vjeçarja Sookie bëri të ditur përmes një paraqitjeje se së bashku me Pattinson janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. “Vendosa të vishja diçka vërtet të ndritshme sot, sepse mendova se mund të të largonte vëmendjen nga diçka tjetër që po ndodhte”, tha ajo në një video teksa tregonte për barkun e saj pak të fryrë.

Pas kësaj, një burim i tha People se ajo dhe aktori janë “të emocionuar” që presin fëmijën e tyre të parë. “Ardhja e një fëmije është gëzim absolut për ta”. Ata kanë pesë vite së bashku, por romancën e tyre e kanë mbajtur larg syrit të publikut. Kur u pyet për marrëdhënien e tij nga Sunday Times në 2019, aktori u përgjigj: “Nëse i lejon njerëzit të hyjnë në marrëdhënie, ju zhvlerësoni atë që është dashuria“./abcnews.al