Ditën e sotme, aktori i mirënjohur shqiptar, Robert Ndrenika feston 80-vjetorin e lindjes. Vitet e gjata në skenë kanë bërë që ai të ketë edhe shumë adhurues të të gjitha moshave.
Njëri prej tyre, është edhe këngëtari shkodran, Sidrit Bejleri, i cili ka ndarë në rrjetet sociale një foto, ku shfaqen të dy.
Këngëtari i ka uruar jetë të gjatë Ndrenikës, duke shprehur të gjithë respektin për veprën e tij artistike.
“Sa shpejt kalojnë vitet…
Me mjeshtrin Robert Ndrenika që sot mbushi 80 vite në këtë jetë. Respekt për veprën tënde mjeshtër! Jetë të gjatë e me vepra të mira!”, ka shkruar Sidriti krahas fotos./abcnews.al