Robert Ndrenika feston 79-vjetorin e lindjes, Margariti mirënjohëse për kontributin: Faleminderit mjeshtër!

schedule12:10 - 10 Janar, 2021

schedule 12:10 - 10 Janar, 2021

Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika feston sot 79-vjetorin e lindjes. Përmes një postimi në rrjete sociale, ministrja e Kulturës Elva Margariti i ka uruar ditëlindjen ndërsa shpreh falenderime për kontributin e dhënë në kinematografinë shqiptare.

“I urojmë sot jetë të gjatë të madhit të skenës dhe ekranit shqiptar, Robert Ndrenika! Mes qindra rolesh, e vështirë të zgjedhësh vetëm një të dashur, sepse çdonjëri prej tyre është i skalitur deri në detaj. Faleminderit mjeshtër dhe gëzuar!“, shkruan Margariti.

I urojmë sot jetë të gjatë të madhit të skenës dhe ekranit shqiptar, Robert Ndrenika!
Mes qindra rolesh, e vështirë të…

Posted by Elva Margariti on Sunday, January 10, 2021

 

Talenti i aktorit tejet të dashur për të gjitha brezat spikati që në vitet e para të jetës së tij. Mes interpretimesh të shumta, Ndrenika është vlerësuar për një sërë rolesh të rëndësishme gjatë karrierës së tij.  Në vitin 1979, Ndrenikës iu akordua titulli “Artist i Merituar” dhe në vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”.

Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe në Festivalin e Filmit të vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936” dhe një sërë vlerësimesh të tjera. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!