Robert F. Kennedy Jr tërhiqet nga gara presidenciale

schedule09:33 - 23 Gusht, 2024

schedule 09:33 - 23 Gusht, 2024

Kandidati i pavarur për president të SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr dorëzoi sot dokumentet e nevojshme për t’u tërhequr nga zgjedhjet presidenciale të shtetit të Arizonës.

Sipas informacioneve, kandidati dëshiron një marrëveshje me Donald Trump, në të cilën ai do të mbështeste kundërshtarin e tij republikan në këmbim të një vendi në një administratë eventuale të Trump.

Kennedy, 70 vjeç, djali i politikanit të ndjerë demokrat dhe Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA Robert F. Kennedy dhe nipi i presidentit të ndjerë John F. Kennedy, kishte filluar fushatën e tij presidenciale si demokrat, duke kërkuar nominimin presidencial të partisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!