Robert Berisha nuk i ndahet Norës, bëhet pjesë e festës në familjen Istrefi

schedule14:01 - 8 Korrik, 2020

schedule 14:01 - 8 Korrik, 2020

Mbrëmjen e djeshme, familja Istrefi kishte organizuar një festë për ditëlindjen e 26-të të Erës.

Mes të ftuarve të shumtë, nuk kishte si të mungonte edhe  ish-bashkëshorti i Norës, Robert Berisha.

Ai ka publikur një video gjatë festës, duke bërë të ditur se vazhdon të ruajë ende raporte të mira me ta.

Roberti dhe Nora u ndanë vitin e kaluar, pasi sipas këngëtarit nuk po funksiononte më, ishte konsumuar dashuria.

Nga martesa shumë vjeçare ish-çifti kanë dhe një vajzë të quajtur Renee. /abcnews.al