Ndërsa përgatitet për emisionin e tij që pritet të startojë së shpejti, Robert Berisha gjen kohë për t’ju përkushtuar edhe muzikës. Artisti i njohur pritet të sjellë projektin më të ri, i cili do të jetë një bashkëpunim me një këngëtare.
Këtë e ka bërë me dije vetë Roberti përmes një postimi në rrjete sociale, duke zbuluar gjithashtu se ka bashkëpunuar me Ada Lukën. Ndërkohë, kujtojmë që pak ditë më parë, Roberti njoftoi se do ta shohim edhe me një emision të vetin.

Emisioni do të titullohet “Robi plaket kur don vet”, dhe duke iu referuar emrit, duket se do të ketë një format argëtues. Megjithatë, ai nuk dha detaje se kur pritet të fillojë. xh.d/abcnews.al

