Roani, djali i balerinëve të njohur që ka zgjedhur një rrugë ndryshe nga prindërit

schedule15:01 - 8 Maj, 2021

schedule 15:01 - 8 Maj, 2021

Roan Vaso është vetëm 13 vjeç dhe është bërë kampioni më i ri shqiptar në disiplinën e teqball. Djali i balerinëve Enada dhe Gert Vasos nuk zgjodhi rrugën profesionale që kanë ndjekur prindërit e tij por atë të sportit. Pasi provoi disa sporte të ndryshme, Roani e ka gjetur veten tek teqball.

“Më kanë thënë prindërit që kur kam qenë 9 muajsh kam goditur topin për herë të parë. Më vendosën topin. bëra tre hapa pas dhe më pas e godita. Më tepër u çudit babi i cili ka qenë i apasionuar pas futbollit dhe vazhdon të jetë, ka dashur të bëhesha një futbollist.”, tha Roani.

Por çfarë mendon Gerti, që është dhe ndjekësit dhe tifozi më i madh i të birit. “Roani në fillimet e veta e ka nisur si balerin, duke ardhur në punët tona të përditshme, imitonte, mundohej të kërcente por pamë se nuk është se kishte vesh muzike për t’u bërë një balerin shumë i mirë.

Por më ka patur mua në krah gjithmonë, jam ndjekës i rregullt i sporteve dhe ky gjithmonë pas meje shikonte, dhe e vija re që kishte nuhatje të mira me topin, dhe kështu thamë pse jo, le ta ndjekë këtë rrugë.”, rrëfeu balerini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!