Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Roaming zero, nisin negociatat me BE/ Celular pa tarifa shtesë në BE, synohet të nisë vitin e ardhshëm

schedule18:17 - 3 Qershor, 2026

schedule 18:17 - 3 Qershor, 2026

Bashkimi Europian duket se i ka dhënë dritën jeshile heqjes së tarifave roaming të telefonisë për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Aktualisht sipas burimeve  është konfirmuar se ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për të miratuar fillimin e negociatave për heqjen e roaming-ut me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ky është hap shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe bizneset në Shqipëri të cilët me heqjen e tarifave Roaming do të paguajnë më pak për telefonatat që do të kryejnë kur udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian.

Heqja e tarifave Roaming nënkupton që gjatë përdorimit të telefonit celular në zonën e BE-së nuk ka kosto shtesë për telefonata , SMS dhe përdorimin e internetit, por  do aplikohen tarifat e vendit të origjinës. Po ashtu heqja e Romaingut është një hap drejt integrimit në Bashkimin europian.



Vendimi përfundimtar pritet që të merret zyrtarisht nga Këshilli i Bashkimit Europian në 4 qershor. Pas kësaj faze do ët nisë diskutimi dhe negociatat individuale me shtetet e Ballkanit  për të përcaktuar kriteret me kompanitë telefonike.

Sipas presidencës Qipriote të Bashkimit Europian, Zgjerimi i zonës pa roaming është një shenjë e qartë e përkushtimit ndaj rajonit.

“Roam Like at Home” Pa tarifa shtesë zbatohet në shtetet anëtare të BE-së dhe në vendet e Zonës Ekonomike Evropiane.

Në janar të këtij viti, rregullorja është zgjeruar edhe për Ukrainën dhe Moldavinë, edhe pse këto vende nuk janë anëtare të BE-së. Zyrtarët evropianë presin që negociatat të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Ndërkohë që heqja e roaming-u midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së mund të jetë në fuqi vitin e ardhshëm.

Megjithatë, zyrtarët evropianë theksojnë se gjithçka varet nga gatishmëria e vendeve të rajonit për të përparuar në këto negociata.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!