Jose Mourinho është favorit për stolin e Paris Saint-Germain. Sipas “RMC”, portugezi nuk është vetëm zgjedhja e parë e kampionëve francezë, por tashmë diskutimet me të kanë ecur.
Konkretisht, publikimi thotë:
“Për zëvendësimin e Galiter, drejtuesit e Parisit kanë qenë në kontakt me disa trajnerë, direkt ose indirekt.
Sipas burimeve tona, drejtori sportiv Luis Campos ka folur me menaxherin e Mourinhos për një lëvizje të mundshme të tij verën e ardhshme.
Nga ana e Mourinhos mohojnë çdo kontakt mes portugezit dhe Campos.
Megjithatë, diskutimet e Campos me përfaqësuesin e Mourinhos, Jorge Mendes, janë në një nivel të avancuar.
Mendes është në fakt menaxher i disa lojtarëve të Parisit, si Sanchez, Vitinia dhe Danilo.
Mourinho është objektivi nr. 1 i Campos, por negociatat janë të komplikuara.
Nëse drejtori sportiv i Parisit e ka fjalën e fundit në përzgjedhjen e trajnerit, Mourinho tashmë e ka një këmbë në kryeqytetin francez”. /G.D abcnews.al/