Rizgjidhet sërish Bujar Spahiu në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

schedule13:05 - 2 Mars, 2024

schedule 13:05 - 2 Mars, 2024

Bujar Spahiu është zgjedhur sërish në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, me 82 vota, nga 92 vota në total.

Ai kandidoi sërish pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar, përballë Eduard Shefki, Administrator i myftinisë së Durrësit si dhe Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit.

Unë do të ndjek rrugën, traditën, e moralit të lartë të profetit. Do të vijoj të dëgjoj me vëmendje kritikat e sinqerta që vijnë ndaj meje. Ky institucion përfaqëson të gjithë myslimanët në republikën e Shqipërisë. Allahu i ndihmon dhe ata që nëse u japin pushtet në tokë, kryejnë faljen dhe pengojnë atë që është e mbrapsht. Do të ndjek me besnikëri, siç kam bërë deri më sot. Zoti urdhëron që të jemi të drejtë dhe të sillemi mirë me të gjithë, pavarësisht racës dhe ngjyrësh. Allahu është vlerësuesi më i drejtë. Unë kam qenë i hapur ndaj çdo kritike dhe ju garantoj që do të jem në mes jush deri në atë masë sa gjithçka të zgjidhet. Institucioni që unë drejtoj do të ndjek të gjitha rrugët ligjore ndaj kujdo që nxit urrejtje mes motrave dhe vëllezërve myslimanë“, tha ndër të tjera Spahiu pas zgjedhjes në krye të Komunitetit Mysliman.

Kujtojmë që paralalelisht me zgjedhjet u zhvillua një tubim, ku një pjese e besimtarëve myslimanë në këtë mënyrë i kontenstuan zgjedhjet. Ata akuzuan Komunitetin Mysliman, që është i kapur nga Shoqata Gyleniste./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!