‘Rizgjedhja e Kurtit, dëm për Kosovën’/ Rafuna: Programet opozitare qëllim në zhvillimin ekonomik të Kosovës, Kurti pa asnjë program ekonomik

schedule17:32 - 7 Shkurt, 2025

schedule 17:32 - 7 Shkurt, 2025

Partitë në Kosovë janë në marshin e fundit të fushatës së tyre sepse zgjedhjet e të dielës do të jenë vendimtare për ta.

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna i ftuar në ‘Balkan Update’ u shpreh se ekonomia ka qenë në fokus nga partitë opozitare, ndërsa nga partia në pushtet nuk kishte asnjë plan në aspektin ekonomik. Sipas tij, Kosova në katër vite nga vuajtur për investime, ku të vetmet investime i ka pasur nga Diaspora.

“Në qendër të fushatës ka qenë ekonomia nga partitë opozitare.

Ne gjatë 4 viteve të kaluara kemi vuajtur për investime, ndërsa për investime të huaja kemi pasur më shumë nga Diaspora në rreth 75 % që nuk kanë shkuar në ndonjë projekt zhvillimor, por në paligjshmëri. Nga partia në pushtet, u pa nga qytetarët që brenga më e madhe ka qenë ekonomia dhe për 4 vitet e ardhshme qytetarët duan të dijnë sa do të ndryshojë standarti i jetës. Nga opozita programet e tyre te të tria partitë u prezantuan me masa konkrete, me shuma dhe se ku do të gjenden mjetet dhe burimet e të ardhurave.

Nga partia në pushtet po e mbyllin pa asnjë program të shkruar për asnjë masë, ne e dijmë se sa kanë implementuar në katër vite. Nuk kemi pasur një program ku do të gjente mjetet për të qenë një program i besueshëm.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!