Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Riza: Për titullin merret elita, këtu gabohet me trajnerët

schedule23:01 - 31 Tetor, 2019

schedule 23:01 - 31 Tetor, 2019

Florian Riza, i ftuari i zakonshëm në emisionin “Pressing” në ABC News”, ka komentuar përplasjen mes trajnerit Franco Lerda dhe ndihmësin Dritan Mehmeti. “Nuk di ta shpjegoj që pas një ndeshjeje që barazimi ka vlerë lindin kontradikta të tilla mes dy njerëzve që punojnë mes tyre prej disa kohësh. Nuk e di nëse është e vërtetë përplasja fizike. Përgjegjësitë i merr Lerda.

Ai ishte i acaruar, mendonte se Kukësi po luante si italianët, kurse vetë kërkonte të luante si evropian pa ndalime loje. Kishte një komunikim në distancë me trajnerin Duro. Kërkonte që arbitri të vendoste kur ishte faull. Një nga detyrat kryesorë është të menaxhojë stafin e tij. Në të ardhmen do rriten, ndaj duhet të menaxhohen”.

“Luhatjet Partizani i pati në fillim, u kthye në normalitet, nisi të luajë Trashi dhe disa lojtarë u përshtatën me futbollin tonë. Këtu luhet ndryshe, është më kaotik, i ashpër dhe fizik. U duhet kohë të përshtaten”.

“Te Tirana janë afruar lojtarë që kanë qenë pa ekip. Nëse do të dalësh kampion duhet të marrësh elitën e lojtarëve të sezonit të shkuar. Nëse bëhen një renditje e trajnerëve, si mund të krahasohen. Nëse zëvendësohet një trajner me një të barabartë, atëherë rrimë aty ku jemi. Çfarë të reje sjell ndryshimi i trajnerëve të të njëjtit nivel”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!