Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rivotimi/ Rithemelimi humbi sërish, Kulluri tregon arsyet pse diferenca ishte më e madhe se në zgjedhjet e 14 Majit

schedule17:27 - 24 Korrik, 2023

schedule 17:27 - 24 Korrik, 2023

Partia Socialiste u shpall fituese e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës. Ajo fitoi bindshëm me 1752 vota diferencë kundrejt koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Madje, diferenca ishte dhe më e madhe se në zgjedhjet e 14 Maijit.

Në një lidhje me Skype për “Neës Line”, analisti Edvin Kulluri, ka treguar arsyet e kësaj diference, duke theksuar se ka ndikuar shumë ardhja e emigrantëve.

“Ka dy arsye mendoj unë. Arsyeja e parë është rritja e numrit të emigrantëve, e konfirmuar dhe nga Rithemelimi dhe nga Partia Socialiste. Këto shifra tregojnë që përceptimi në politikë është shumë i rëndësishëm se retorika. Që do të thotë, që përceptimi dhe jashtë territorit me shqiptarët që jetojnë jashtë. Pra, nëse deri dje thonin për ata që banojnë në Shqipëri, këta votues janë rezidentë këtu, punojnë, jetojnë dhe e konsumojnë politikën në përditshmërinë e tyre në kurriz të tyre. Kjo e kundërshtoj këtë opsion.



Opsioni i dytë është që vërtetë mazhoranca mund të ketë përdorur mjete më shtrënguese në interesa të lidhura me ekzekutivin. Këtu nuk ka asgjë të re, natyrisht nuk është hera e parë që mazhoranca i përdor instrumentat që jep, le të themi qendrimin në pushtet në shumë forma. Ky është një fakt që rithemelimi nuk e pengon dot prej 10 vitesh. Ashtu siç dhe Partia Socialiste në një masë shumë të vogël te PD-ja, nuk e pengonte dot, por që arriti të fitonte zgjedhjet e 2013 dhe për shkak të rënies së Partisë Demokratike dhe për shkak se mori më shumë vota se zgjedhjet e 2009”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!