Rivotimi në MV, Bujar Osmani: Pavarësisht përpjekjeve djallëzore, legjitimiteti mbetet i pa cënuar

schedule08:25 - 23 Maj, 2024

schedule 08:25 - 23 Maj, 2024

KSHZ në Maqedoninë e Veriut publikoi rezultatet nga rivotimi në njësitë 5 dhe 6. Në njësinë 5 nuk ka ndryshim në numrin e deputetëve, ku 4 i takojnë Frontit Europian dhe 1 koalicionit VLEN. Ndërsa në zonën 6, Fronti Europian humbi një deputet kurse VLEN fitoi një më shumë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Bujar Osmani, i cili ishte kandidat për president nga Fronti Evropian. Ai thotë se pavarësisht përpjekjeve djallëzore, legjitimiteti mbetet i pacënuar.

“MIRËMËNGJES!

Edhe përkundër përpjekjeve djallëzore, legjitimiteti mbetet i pa cënuar.

Legjitimiteti mbetet CONDITIO SINE QUA NON e marrëveshjes historike për përgjegjësi të përbashkëta mes komuniteteve për një të ardhme të përbashkët europiane.”, shkruan Osmani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!