Fjordi Subashi, ekspert për pasuritë e paluajtshme në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për rivlerësimin e pronave.
Proces, i cili nis nga 1 janari 2026 dhe do të zgjasë gjithë vitin. Gjithashtu përfshihen edhe pronat në proces legalizimi.
Gjatë intervistës, Subashi tha se është gjë e mirë që një ligj i tillë u kalua duke u shprehur besimplotë se që nga 2026 do të ketë edhe një “frymëmarrje” sa i përket kësaj situate.
“Më në fund u kalua ligji dhe ne besojmë që 2026 do të ketë frymëmarrje. Patëm një periudhë më parë që u shty për të disatën herë. Dhe kjo do të ndikojë direkte tek klientët blerës dhe klientët shitës dhe gjithashtu edhe tek pjesa e buxhetit të shtetit që do të ndikojë tek të ardhurat direkte”, tha ai.
Më tej gjatë intervistës shpjegoi edhe procedurat për të kryer rivlerësimin e pronës, ndërsa nënvizoi se se do t’i japë goxha mundësi edhe tregut të huaj në raport me investime në Shqipëri.
“Për rivlerësimin ka persona të specializuar që janë të licensuar për ta kryer rivlerësimin duke i dërguar të gjithë dokumentacionin përkatës të pronës. Dhe bëhet vlerësimi i vlerës së pronës në vlerën aktuale të tregut. Pesë vitet e fundit ka pasur shumë ndryshim. Ka pasur shumë investime të reja. Në 2026 besoj do ketë shumë rezidenca të reja. Në këtë periudhë 5-vjeçare vlera e tregut ka lëvizur shumë. Mendoj se edhe do të ndikojë tek tregu u bregdetit. Tirana e ka ndryshuar, por bregdeti ende nuk e ka ndryshuar. Dhe besoj di i japë goxha frymëmarrje edhe tregut të huaj në raport me investimet në Shqipëri”, tha ai.
Ndërsa eksperti, Ervin Demirxhiu tha se ligji në vetvete ka shumë gjëra pozitive, ndërsa bëri apel që aplikimi të mos lihet për ditë e fundit
Gjithashtu theksoi se nga janari në momentin që do të bëhet në momentin që do bëhet rivlerësimi i pronave do të jetë një frymëmarrje për këtë sektor.
“Ky ligj në vetvete ka shumë gjëra pozitive. Do e lidhja shumë ngushtë me procesin e kreditimit. Ka një hezitim sepse tatimi është goxha i lartë dhe pjesa më e prekur mendoj që janë ato çiftet e reja që duan të marrin një kredi. Nga janari në momentin që do të bëhet në momentin që do bëhet rivlerësimi i pronave do të jetë një frymëmarrje”, u shpreh ai.
/abcnews.al/

